Bugajski e pyet Lajçakun: Kur do t’i takosh shqiptarët në Serbi? - NACIONALE

Bugajski e pyet Lajçakun: Kur do t’i takosh shqiptarët në Serbi?

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Njohësi i çështjeve të Ballkanit Perëndimor, Janusz Bugajski ka reaguar pas takimit që emisari evropian, Mirsolav Lajçak pati me kryetarët e katër komunave serbe në veri të Kosovës.

Bugajski përmes një replike në Twitter, e ka pyetur Lajçakun se kur do t’i takojë përfaqësuesit shqiptarë në Serbi.

“Kur do të takoheni me përfaqësuesit e komunitetit shqiptarë në Serbi për të dëgjuar ankesat e tyre? A dëgjon BE-ja vetëm kur ka kërcënim të drejtpërdrejt të dhunës?”, ka pyetur ai.

Ndryshe, Lajçak sot pak para se të largohet nga Kosova drejt Serbisë, takoi përfaqësuesit e komunitetit serb, për të diskutuar me ata rreth zhvillimeve të fundit dhe tensioneve në veri të vendit.

Ndërkohë, Escobar dhe Lajçak po qëndrojnë në Serbi ku e kanë takuar presidentin Vuçiq, diskutimet me të cilin i kanë konsideruar “të vështira” dhe “të gjata”.

Lajme të ngjashme