Brnabiç: Nga 1 shtatori periudhë e paqëndrueshme
Kryeministrja serbe, Ana Brnabiç ka deklaruar se nga 1 shtatori “Kosova fillon një periudhë të paqëndrueshme”.
Bernabiç ka akuzuar Kurtin se nuk ishte i gatshëm për kompromis dhe paqe.
Sipas, kjo për arsye të mos-arritjes së një marrëveshje për targat ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
“Albin Kurti nuk dëshiron paqe dhe nuk është i gatshëm për kompromis”, ka thënë kryeministrja serbe për Radio Televizonin e Serbisë.
Të shtunën, Kosova dhe Serbia janë pajtuar që të heqin dorë nga lëshimi i dokumentit për hyrje-dalje për shtetasit e të dy vendeve.