Britanikja Nairne e mposht Nora Gjakovën për fitoren më të madhe të karrierës në Grand Slamin e Azerbajxhanit
Nora Gjakova është mposhtur në çerekfinale të Grand Slamit Baku 2022 në Azerbajxhan, dhe tani do të luftojë për medalje të bronztë.
Lele Nairne e mundi kampionen olimpike nga Kosova në luftë për një vend në gjysmëfinale në kategorinë -57 kilogramë të premten, raporton Nacionale.
Triumfi ndaj Gjakovës ishte më i madh në karrierë për Nairne.
Nairne shënoi pikë me një hedhje “ouchi gari”, e cila i mjaftoi për ta mundur kosovaren.
Paraprakisht, Gjakova e kishte kaluar rrethin e parë pa luftë dhe pastaj e kishte mposhtur Seija Ballhausin në rrethin e dytë.
Gjakova do t’i zhvillojë dy luftëra në maksimum tani në përpjekje për ta fituar medaljen e bronztë në këtë Grand Slam.