Britania thotë se Putini mund ta njoftojë të premten pranimin e territoreve ukrainase në Rusi
Presidenti rus, Vladimir Putin, do t’u adresohet të dyjave dhomave të parlamentit rus të premten, më 30 shtator, dhe mund ta shfrytëzojë këtë fjalim për ta njoftuar formalisht pranimin e territoreve të pushtuara nga Rusia në Ukrainë në Federatën Ruse, thuhet në përditësimin më të ri të inteligjencës së Ministrisë së Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar.
“Ekziston një mundësi reale që Putini do ta shfrytëzojë adresimin e tij për ta njoftuar formalisht pranimin e rajoneve të pushtuara të Ukrainës në Federatën Ruse. Referendumet, që tash për tash janë duke u zhvilluar brenda territoreve, janë planifikuar që të përfundojnë më 27 shtator”, tha inteligjenca britanike.
Latest Defence Intelligence update on the situation in Ukraine - 27 September 2022
— Ministry of Defence 🇬🇧 (@DefenceHQ) September 27, 2022
Find out more about the UK government's response: https://t.co/xG1CgXqeKM
🇺🇦 #StandWithUkraine 🇺🇦 pic.twitter.com/schw2ockbs
“Udhëheqësit rusë pothuajse sigurisht shpresojnë se çfarëdo njoftimi për pranim do të shihet si përligjje e “operacionit special ushtarak” dhe do ta konsolidojë përkrahjen patriotike për konfliktin”, thuhet më tej në deklaratën e Ministrisë së Mbrojtjes së Britanisë.