Britania pretendon se Rusia humbi tetë aeroplanë nga sulmi në Krime
Sipas inteligjencës së Ministrisë së Mbrojtjes të Britanisë së Madhe, të paktën pesë aeroplanë luftarakë “Su-24” dhe tre aeroplanë të tipit “Su-30” pothuajse me siguri janë shkatërruar ose dëmtuar seriozisht nga shpërthimet që ndodhën në një bazë ajrore ushtarake të forcave ruse në Krime, të cilat dyshohet se u kryen nga forcat ukrainase.
Humbja e tetë aeroplanëve luftarakë përbën pjesë të vogël të flotës së përgjithshme të aeroplanëve që Rusia i ka në dispozicion për luftë. Sidoqoftë, baza ajrore “Saky” përdorej kryesisht për aeroplanët e flotës së Detit të Zi.
Kapaciteti i kësaj flote tashmë është ulur në masë të konsiderueshme dhe, me gjasë, do ta shtyjë ushtrinë ruse që ta rishikojë perceptimin e rrezikut, sipas zyrtarëve britanikë.
Latest Defence Intelligence update on the situation in Ukraine - 12 August 2022
— Ministry of Defence 🇬🇧 (@DefenceHQ) August 12, 2022
Find out more about the UK government's response: https://t.co/dhjmqN4njE
🇺🇦 #StandWithUkraine 🇺🇦 pic.twitter.com/RDQ0ItNA6c