Britania do t’i japë Ukrainës rreth 200 raketa për mbrojtje ajrore
Britania do të dërgojë rreth 200 raketa të mbrojtjes ajrore në Ukrainë për ta ndihmuar mbrojtjen e civilëve dhe infrastrukturës nga dronët dhe bombardimet ruse, tha të premten sekretari i Mbrojtjes, Grant Shapps.
“Putini po i teston mbrojtjen e Ukrainës dhe vendosmërinë e Perëndimit, duke shpresuar se mund ta mbërthejë fitoren nga nofullat e humbjes, por ai e ka gabim”- tha sekretari britanik, raporton agjencia “Reuters”.
“Tani është koha që bota e lirë të bëhet bashkë dhe t’i shtojë përpjekjet që Ukraina ta ketë atë që i nevojitet për të fituar”- shtoi zyrtari i lartë qeveritar i Mbretërisë së Bashkuar.
Raketat e mbrojtjes ajrore, të prodhuara në Britani nga kontraktori MBDA, janë të prodhuara që të hidhen nga aeroplanët si ata të tipit “Typhoon” e F-35, tha Ministria e Mbrojtjes e Britanisë.
Mbretëria e Bashkuara është zotuar për gjithsej 4,6 miliardë funte (5,9 miliardë dollarë) për mbështetje ushtarake për Ukrainën për dy vjet.