“Bravo”: Kurti duartrokitet nga llapjanët pasi e jep një “kosh” nga afërsia
Albin Kurti, kryeministër i Qeverisë së Kosovës, ka qëndruar sot për vizitë në Komunën e Podujevës.
Në këtë qytet, ai u përball me një problem. Vetura zyrtare mezi i dhezi.
Përveç kësaj, Kurti në Podujevë e ka provuar edhe një gjuajtje basketbollistike. Më saktë, nga një largësi jo aq e madhe, Kurti gjuajti në kosh, duke shënuar.
Ky shënim i Kurtit u prit me duatrokitje nga llapjanët që qëlluan në palestër.