Sllovakët me regjim special për tifozët kosovarë, kush ka blerë bileta jashtë këtyre ulësëve MBETET JASHTË - NACIONALE

Sllovakët me regjim special për tifozët kosovarë, kush ka blerë bileta jashtë këtyre ulësëve MBETET JASHTË

4 muaj më parë

nga NACIONALE

Ndeshja kualifikuese ndërmjet Sllovakisë dhe Kosovës, e cila do të zhvillohet më 26 mars 2026, është klasifikuar si një "ndeshje nën regjim special" nga Federata Sllovake e Futbollit (SFZ).

Një qytetar ka informuar redaksinë tonë rreth rrezikut të refuzimit të qindra tifozëve për të hyrë në stadium.

"Informojini njerëzit se çfarë po bëhet këtu, se ndoshta ata as informacion nuk kanë. Sipas të gjitha gjasave, jashtë sektorit miq nuk e lëshojnë askënd," tha ai, duke shtuar se ka paqartësi nëse Federata e Futbollit e Kosovës është e njoftuar.

Rregullat janë konfirmuar edhe nga ekipi zyrtar i biletave të SFZ-së. Në komunikimin e tyre elektronik theksohet se:

"Hyrja në të gjithë sektorët, përveç sektorëve për tifozët miq (D201, D202, D203, D204), është e rezervuar për tifozët e ekipit vendas... hyrja në sektorët vendas me pasaportë të Kosovës nuk është e lejuar."

Ky "regjim special" nënkupton se çdo tifoz kosovar që ka blerë biletë në sektorët e destinuar për vendasit do të mbetet jashtë stadiumit.

Lajme të ngjashme