BQK parashikon normën mesatare të inflacionit në Kosovë për vitin 2023 - NACIONALE

BQK parashikon normën mesatare të inflacionit në Kosovë për vitin 2023

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Norma mesatare e inflacionit në Kosovë për vitin 2022, pritet të jetë 11.6 për qind, ndërsa pritet të bie në 6.2 për qind gjatë vitit 2023.

“Sipas zhvillimeve të deritanishme dhe po qe se nuk paraqiten pengesa shtesë në zinxhirët e furnizimit dhe dinamikat e tregtisë globale dhe çmimeve në tregjet ndërkombëtare, inflacioni në Kosovë pritet të arrijë 13.5 përqind gjatë TM3 2022, dhe të bie në 12.3 për qind gjatë TM4 2022”, thuhet në raportin e Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, për “Vlerësimi Tremujor të Ekonomisë”, raporton RTK.

E ndërkohë sipas raportit të BQK-së pritjet e bankave për inflacionin, tregojnë trend rritës përgjatë vitit 2022, mirëpo i cili mbetet nën nivelin e projektuar nga BQK dhe nën nivelin aktual të inflacionit deri më tani“.

Për të zbutur ndikimin e inflacionit në ekonomi qeveria ka ndërmarrë disa masa ndër të cilat përfshihet vendosja e çmimeve tavan për derivatet (dizel, benzinë, dhe gaz) nga qershori, si dhe aprovimi i pakos për përballje me inflacion në vlerë prej 150 milionë euro, që parashihet të subvencionojë faturat e energjisë elektrike sipas kritereve që stimulojnë kursimin e energjisë, rritjen e pagave në sektorin privat, si dhe rritje të njëhershme të skemave sociale dhe pensionale dhe mbështetje financiare të njëhershme për kategori të ndryshme”, thuhet në raportin e Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, për “Vlerësimim Tremujor të Ekonomisë”.

BQK-ja njfoton se buxheti i Kosovës ka shënuar suficit primar buxhetor prej 58.4 milionë euro në TM2 2022, si rezultat i rritjes më të lartë të të hyrave buxhetore krahasuar me shpenzimet, ndërkohë që borxhi publik ka rënë në 20.8 përqind të BPV-së.

Lajme të ngjashme