Botërori i Xhudos: Distria Krasniqi kalon në çerekfinale
Distria Krasniqi ka kaluar në çerekfinale të Kampionatit Botëror të Xhudos, pasi e mposhti Odette Giuffridan në rrugë për titullin e parë botëror në karrierë.
Kampionia olimpike e Kosovës e mundi xhudisten italiane pa ndonjë vështirësi me ippon në rrethin e tretë të kategorisë -52 kilogramë në Botërorin 2022 që po mbahet në Uzbekistan.
Pejania, 26 vjeçe, e kishte kaluar rrethin e parë pa luftë, para se ta mposhte Lin Hsuan në rrethin e dytë.
Në çerekfinale, Krasniqi do të përballet me mongolen Khorloodoi Bishrelt.
Krasniqi është në kërkim të titullit të parë botëror, të cilin paraprakisht e kishte fituar si juniore.
