Borrell udhëton për në Austri, pritet të diskutohet për marrëdhëniet BE – Ballkani Perëndimor - NACIONALE

Borrell udhëton për në Austri, pritet të diskutohet për marrëdhëniet BE – Ballkani Perëndimor

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell do të qëndrojë në Austri dy ditët në vazhdim, ku do të diskutohen marrëdhëniet e BE-së me Ballkanin Perëndimor.

Zyra e tij, përmes një komunikate për media, ka thënë se ai pritet të takohet me ministrin e Jashtëm të Austrisë, Alexander Schallenberg, me ministra të Jashtëm nga Ballkani Perëndimor dhe organizata të shoqërisë civile.

“Ata do të diskutojnë për bashkëpunimin ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor në politikën e jashtme dhe të sigurisë, si dhe zgjerimin e BE-së.” – thuhet tutje.

Gjatë ditës, Borrell pritet të takojë përfaqësues nga vendet e Ballkanit Perëndimor.

Lajme të ngjashme