Borrell takohet me kryeministrin kroat, diskutojnë për situatën në veri të Kosovës
Josep Borrell, Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, u takua me kryeministrin kroat, Andrej Plenkoviq. Takimi u organizua në kuadër të Forumit të Dubrovnikut, dhe temë kryesore e diskutimit mes tyre ishte situata aktuale në veri të Kosovës.
Borrell theksoi nevojën e bashkimit dhe përqendrimit në procesin e de-përshkallëzimit në këtë rajon. Ai e vlerësoi rëndësinë e gjetjes së zgjidhjeve të realizueshme në veri të Kosovës dhe përmendi se duhet të përballohemi së bashku me sfidat e momentit.
Në mënyrë të veçantë, Borrell shprehu përgëzimet e tij ndaj Kroacisë për suksesin e saj në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
“Faleminderit, kryeministër Andrej Plenkoviq për një shkëmbim të rëndësishëm mbi situatën rajonale, veçanërisht për Bosnjë e Hercegovinë. Gjithashtu edhe në veri të Kosovës, në momentet kur duhet të jemi të bashkuar, të fokusuar në de-përshkallëzimin dhe zgjidhjet e realizueshme. Historia e suksesit të Kroacisë është një demonstrim i qartë i fuqisë transformuese të BE-së”, - shkroi Borrell.
Thank you, PM @AndrejPlenkovic for an important exchange on the regional situation, esp on BiH. Also on north of Kosovo, at times when we need to be united, focussed on de-escalation & workable solutions
— Josep Borrell Fontelles (@JosepBorrellF) July 8, 2023
Croatia’s success story is a clear demonstration of EU transformative power pic.twitter.com/eS3nkOwQD9