Borrell: Shqipëria ka ndihmuar dialogun Beograd-Prishtinë - NACIONALE

Borrell: Shqipëria ka ndihmuar dialogun Beograd-Prishtinë

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikën e jashtme, Josep Borrell, në Konferencën e Parë Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian për hapjen e negociatave për anëtarësim e Shqipërisë, ka përmendur procesin e dialogut Kosovë-Serbi.

Kryediplomati evropiane ka thënë se Shqipëria ka dhënë kontributin e saj në këtë proces.

Shqipëria ka qenë një zë moderues në një rajon të kompleksuar duke ndihmuar edhe në dialogun Beograd-Prishtinë. Ka dhënë një shenjë për fqinjësinë e mirë. Mezor pres të vazhdoj të punoj mbi rrugën tonë europiane, ne kemi nevojë për Shqipërinë, që të plotësojmë kuadrin e BE. Jemi më të fortë bashkë”, ka deklaruar Borrell.

Lajme të ngjashme