Borrell: Serbia ka shkallë shumë të ulët të bashkërendimit me politikën e jashtme të BE-së - NACIONALE

Borrell: Serbia ka shkallë shumë të ulët të bashkërendimit me politikën e jashtme të BE-së

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimi Evropian, Josep Borrell, tha se vendet që duhan të bëhen pjesë e BE-së, duhet t’i bashkërendojnë disa gjëra me këtë organizëm.

Deklarimin e tij, Borrell e bëri në konferencën në Firence “State of the Union 2024”, ku rreth kësaj si shembull mori Serbinë, duke thënë se e njëjta ka shkallë shumë të ulët të harmonizimit me politikën e jashtme të BE-së.

Ka vende që nuk janë në harmoni me politikën e jashtme të BE-së. Serbia, për shembull. Është një shkallë shumë e ulët e harmonizimit me politikën e jashtëm të BE-së. Nëse doni të bëheni anëtar të BE-së, duhet të harmonizoni sundimin e ligjit, lirinë dhe politikën e jashtme”, deklaroi Borrelli.

Ai u shpreh i shqetësuar edhe me Gjeorgjinë, specifikisht për ligjin për agjentët e huaj gjë e cila, tha ai, e largon Gjeorgjinë nga rruga evropiane.

Lajme të ngjashme