Boris Johnson njofton se nuk do të kandidojë për kryeministër - NACIONALE

Boris Johnson njofton se nuk do të kandidojë për kryeministër

3 vjet më parë

nga Miranda Shala

Boris Johnson ka njoftuar se nuk do të kandidojë për udhëheqjen e konservatorëve.

Ai tha se pavarësisht se ka pasur mbështetjen e deputetëve për të kandiduar, kishte arritur në përfundimin se “kjo thjesht nuk do të ishte gjëja e duhur për të bërë” pasi “nuk mund të qeverisësh efektivisht nëse nuk ke një parti të bashkuar në Parlament”.

Përkundër njoftimit të tij se nuk do të marrë pjesë në garën për kryeministër, Johnson ka thënë se ai është “i vendosur” për një fitore në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2024.

Duke përshkruar arsyet e vendimit të tij, Johnson ka shkruar:"Sonte mund të konfirmoj se kam kaluar pragun prej 102 nominimesh dhe unë mund të vendos nominimin tim nesër".

Më tej ai ka shtuar se, “ka një shans shumë të mirë që unë të jem i suksesshëm në zgjedhje me anëtarët e Partisë Konservatore - dhe që me të vërtetë mund të kthehem në Doëning Street të premten. Por gjatë ditëve të fundit, fatkeqësisht kam arritur në përfundimin se kjo thjesht nuk do të ishte gjëja e duhur për të bërë. Nuk mund të qeveriset efektivisht nëse nuk ka një parti të bashkuar në parlament."

Lajme të ngjashme