Borell sot u raporton evropianëve për bisedimet që pati me Kurtin
Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Josep Borell, sot pritet t’u raportojë krerëve të diplomacisë evropianë në një takim joformal për bisedimet që ka pasur me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin dhe Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç.
Borell këtë raportim pritet ta bëjë sot në Këshillin e Punëve të Jashtme të Bashkimit Evropian.
Debati i sotëm do të fokusohet kryesisht në marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.