Borë e akull në disa rrugë që cojnë te pikat kufitare - NACIONALE

Borë e akull në disa rrugë që cojnë te pikat kufitare

7 muaj më parë

nga NACIONALE

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka informuar se rrugët që çojnë në pikat e kalimit kufitar janë kryesisht të kalueshme dhe gjendja e tyre është e mirë..

Rrugët që lidhin Mitrovicën me Bërnjak, Gjakovën me Qafë Morinë, Gjakovën me Qafë Prushit, Gjilanin me Dheu i Bardhë, Kaçanikun me Hani i Elezit, Podujevën me Merdarë dhe Prizrenin me Vërmicë janë të kalueshme pa pengesa, përcjell Klankosova.tv.

Por, disa segmente të caktuara kanë prani të borës dhe akullit.

Rruga Pejë-Kullë është mbuluar me borë dhe mjegull, ndërsa në aksin Prishtinë-Mutivodë është raportuar prania e borës dhe akullit.

Lajme të ngjashme