Boletini: Buxheti i RTK-së po rrezikohet nga borxhet e trashëguara - NACIONALE

Boletini: Buxheti i RTK-së po rrezikohet nga borxhet e trashëguara

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Në mbledhjen e Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere ku po shqyrtohet raporti vjetor financiar për vitin 2023 dhe të komisionit rregullativ të Prokurimit Publik, Boletini tha se Radio Televizioni i Kosovës po has në probleme me borxhe të vjetra.

Besnik Boletini, Kryetar i Bordit të RTK-së, është shprehur se buxheti i RTK po rrezikohet nga përmbaruesit për shkak të borxheve të trashëguar në vlerë 1.6 milionë euro.

Për këtë ka folur edhe deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, i cili tha se ka pritur këtë nga ky bord. “Sot me ardh drejtori i RTK-së dhe të krenohet me zvogëlimin e kontratave, ndërkohë që ju duhet të na tregoni se sa emisione janë shkurtuar. Fokusi i juaj është cilësia programore e RTK-së”, tha Hoti.

Për deklaratën e këtij të fundit, Boletini u përgjigj se një deklaratë e tillë është vetëm vlerësim politik

Lajme të ngjashme