Bojkotimi i seancës nga VV, Humolli: Ky është një lloj grusht shtetit kundër institucioneve - NACIONALE

Bojkotimi i seancës nga VV, Humolli: Ky është një lloj grusht shtetit kundër institucioneve

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti i pavarur i Kuvendit të Kosovës, Fatmir Humolli, ka kritikuar pushtetit për bojkotim të seancës së Kuvendit ku po flitet për rezolutën për Policinë e Kosovës.

Në adresimin e tij, Humolli ka thënë se ky veprim është një grusht shtetit që bëhet kundër institucioneve.

Sipas tij, këto veprime dërgojnë mesazhe destabilizimi.

Ky është një lloj grushtshtetit që bëhet kundër institucioneve. Kemi parë grushtshtete që bëhet nga opozita. Siguria po goditet dhe jo rastësisht kemi parë grupe nga Serbia që kanë marrë guximin të futen. E kanë bërë këtë sepse kanë parë dobësimin e institucioneve të sigurisë. Këto veprime çojnë mesazh për destabilizim”, ka thënë Humolli, raporton EO.

Lajme të ngjashme