Bojkoti i djeshëm nga komuniteti serb “për keqardhje”, thotë Rohde
Bojkoti i djeshëm i referendumit nga serbët është “për keqardhje”, ka thënë ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, duke e vlerësuar edhe si destruktiv.
Siç e citoi “Klan Kosova”, Rohde gjendjen e sheh si politikisht jo të duhur, ku nuk është arritur situatë ku të gjithë qytetarët të jenë të përfaqësuar nga kryetarët komunalë.
“Bojkoti i kërkuar nga aktorët politikë si Lista Srpska është, siç e kam thënë më parë, për keqardhje dhe shkatërrues kur bëhet fjalë për kulturën demokratike, zgjidhjen e problemeve dhe kujdesin për jetën e përditshme aktuale të qytetarëve”, tha ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde.