Bllokohet rruga Shkup – Hani i Elezit, zjarr në afërsi të tunelit - NACIONALE

Bllokohet rruga Shkup – Hani i Elezit, zjarr në afërsi të tunelit

1 vit më parë

nga NACIONALE

Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar ka njoftuar se rruga Shkup – Hani i Elezit është bllokuar për shkak të zjarrit në afërsi të tunelit në Maqedoninë e Veriut.

Në një komunikatë për media, nga kjo qendër kanë bërë me dije se për informacionet shtesë do të njoftojnë me kohë.

“Njoftim me rëndësi:

Ju informojmë se bazuar në informatën e pranuar nga pala e RMV, rruga Shkup Hani i Elezit është bllokuar për të gjitha automjetet për shkak të zjarrit në afërsi të tunelit në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Për çdo informatë shtesë do t'u njoftojmë me kohë” – thuhet në komunikatë.

Lajme të ngjashme