Bllokohet rruga Prishtinë-Gjilan, rrëshqitje të dheut në Kishnicë - NACIONALE

Bllokohet rruga Prishtinë-Gjilan, rrëshqitje të dheut në Kishnicë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka njoftuar se është bllokuar rruga Prishtinë-Gjilan.

Kjo rrugë është bllokuar për shkak të rrëshqitjes së dheut në fshatin Kishnicë.

Durmishi ka thënë se ekipet kanë dalë në terren dhe po punojnë vazhdimisht që të hapet për qarkullim rruga.

Pas reshjeve të shiut, në mëngjes është bllokuar rruga nga rrëshqitjet e dheut në fshatin Kishnicë. Ekipet janë duke punuar vazhdimisht që sa më parë të hapet për qarkullim rruga Prishtinë - Gjilan.” – ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme