Bllokimi i një pjesë te Ura e Bërnjakut, Ramadani: Tregon se kontrabanda është tepër i madh - NACIONALE

Bllokimi i një pjesë te Ura e Bërnjakut, Ramadani: Tregon se kontrabanda është tepër i madh

1 vit më parë

nga NACIONALE

Dje u njoftua nga ana e Policisë së Kosovës se Ura e Bërnjakut është bllokuar pjesërisht me pengesa të ndryshme për të penguar kontrabandimin në atë pjesë të veriut të Kosovës.

Në lidhje me këtë ka reaguar Burim Ramadani, analist i sigurisë.

Sipas Ramadanit, bllokimi tregon se kontrabandimi është tepër i madh.

“Bllokimi i pjesshëm i rrugëve për të penguar kontrabandën duhet të vlerësohet në përputhje me proporcionin midis sasisë së kontrabandimit dhe kapaciteteve policore. Përtej çështjes se si do të perceptohet kjo te popullata, unë besoj se Policia (duke bërë këtë) po tregon se kontrabandimi është tepër i madh. Rrjedhimisht, i bjen që kontrabanda është shumë më e madhe sesa kapaciteti policor për ta ndaluar atë pa bllokime të pjesshme” – ka deklaruar Ramadani për “Blic”-in.

Lajme të ngjashme