Bllokimi i kufirit nga serbët, Spahiu: Është një kartë e Vuçiqit - NACIONALE

Bllokimi i kufirit nga serbët, Spahiu: Është një kartë e Vuçiqit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Analisti politik Nexhmedin Spahiu, ka komentuar veprimet e serbëve për t`i bllokuar rrugët të cilat dërgojnë drejt Kosovës.

Ai ka vlerësuar se këto janë veprime të nxitura nga presidenti i Serbisë, Aleksandr Vuçiq.

Sipas tij, këto veprime po bëhen për të larguar vëmendjen nga problemet që presidenti serb ka në Serbi.

“Mund të përdoret si kartë nga ana e presidentit Vuçiq, por neve nuk na interesojnë problemet e brendshme të Serbisë, na intereson raporti që kemi me Serbinë, dhe përpjekjet tona do të duhej të jenë përpjekje për ta detyruar Serbinë ta njoh Kosovën”, ka thënë Spahiu në “Edicionin Special” në Klan Kosova.

Lajme të ngjashme