Blinkeni thotë se Kina po i ndjek shumë më shpejt planet për aneksimin e Tajvanit - NACIONALE

Blinkeni thotë se Kina po i ndjek shumë më shpejt planet për aneksimin e Tajvanit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Qeveria kineze është duke i ndjekur planet e saj për aneksimin e Tajvanit “në një vijë shumë më të shpejtë kohore” nën pushtetin e presidentit Xi Jinping, tha sekretari i Shtetit i ShBA-së, Antony Blinken, duke e përsëritur paralajmërimin për pengesa globale ekonomike, nëse Tajvani merret nën kontroll nga Kina.

Në një bisedë me ish-sekretaren e Shtetit, Condoleezza Rice, në Universitetin e Stanford-it të hënën, kryediplomati amerikan tha se paqja dhe stabiliteti mes Kinës dhe Tajvanit janë ruajtur me sukses me dekada, por Pekini e ka ndryshuar qasjen e vet.

“Në vend të ndjekjes së status quo-së së vendosur në një mënyrë pozitive, [Pekini ka marrë] një vendim rrënjësor që status quo-ja nuk është më e pranueshme dhe Pekini është i vendosur për ta ndjekur ribashkimin në një vijë shumë më të shpejtë kohore”, tha zyrtari i lartë amerikan.

“Nëse mjetet paqësore nuk do të funksionojnë, atëherë do të përdorë mjete shtrënguese, pastaj ndoshta mjete force për ta arritur objektivin e vet. Kjo është ajo që po e pengon thellësisht status quo-në dhe po krijon tensione të jashtëzakonshme”, shtoi sekretari Blinken.

Lajme të ngjashme