Blinkeni në Ukrainë për ta rigarantuar përkrahjen për Kievin
Sekretari i Shtetit i ShBA-së, Antony Blinken, arriti të martën në Ukrainë, përderisa armët nga pakoja e re e armëve amerikane po fillojnë në arrijnë në vijën e frontit.
Vizita e zyrtarit të lartë vjen në kohën kur Ukraina po ka vështirësi për të sprapsur një ofensivë të madhe ruse afër qytetit të dytë më të madh ukrainas, Kharkiv, raporton televizioni BBC.
Kryediplomati amerikan pritet të takohet me presidentin Volodymyr Zelensky dhe me zyrtarë të tjerë ukrainas. Zyrtarët amerikanë thanë se Blinkeni do të përçojë një mesazh për sigurimin e përkrahjes.
Arritja e sekretarit Blinken në Kiev vjen tri javë pas miratimit të një pako të ndihmave me vlerë të 61 miliardë dollarëve nga Kongresi i ShBA-së për Ukrainën.
Para arritjes së Blinkenit në Kiev, një zyrtar i lartë amerikan tha se në mesin e armëve që po dërgohen në vijën e frontit përfshihen raketa të mbrojtjes ajrore, artileri e raketa precize të sistemit ATACMS.
Blinkeni arriti në Kiev përmes trenit, pas një udhëtimi 9-orësh nga kufiri i Ukrainës me Poloninë.