Blinken thirrje ndaj Serbisë: Mos e anuloni paradën për të drejtat e LGBT-s
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, i ka bërë thirrje Serbisë që të mbajë paradën më të madhe në Evropë “EuroPride2022”, për të drejtat e komunitetit LGBT.
Blinken në Twitter ka thënë se liritë e tubimit paqësor dhe të shprehjes janë thelbësore për një demokraci të shëndetshme
“Liritë e tubimit paqësor dhe të shprehjes janë komponentë thelbësorë të një demokracie të shëndetshme. Ne i bëjmë thirrje Serbisë të rinovojë angazhimin e saj për të pritur #EuroPride2022. Të drejtat LGBT janë të drejta të njeriut”, ka shkruar sekretari amerikan në Twitter.
Freedoms of peaceful assembly and expression are essential components of a healthy democracy. We urge Serbia to renew its commitment to hosting #EuroPride2022. LGBTQI+ rights are human rights.
— Secretary Antony Blinken (@SecBlinken) August 30, 2022
Kujtojmë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiqi, bëri të ditur se parada do të anulohet duke u arsyetuar se ka probleme të brendshme në Serbi.