Blinken: Sulmet ruse nuk do të thyejnë vullnetin e Ukrainës
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka dënuar sulmet e sotme raketore të Rusisë në qytetet ukrainase.
Përmes një postimi në Twitter, Blinken tha se presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky “ka treguar sërish lidership, duke e bërë të qartë se është gati për diplomaci për t’i dhënë fund një luftë të nisur nga Rusia”.
Kujtojmë se, presidenti ukrainas më herët gjatë ditës i’u drejtua liderëve të G20-ës, duke përshkruar një plan paqeje prej 10 pikash në mënyrë që t’i jepet fund pushtimit rus të Ukrainës.
Por, pas sulmeve që ndodhën pak kohë pas fjalës së Zelenskyt, Blinken tha se përgjigja e Rusisë ndaj planit të tij ishte një valë tjetër raketash.
.@ZelenskyyUA demonstrated leadership again today by making clear he is prepared for diplomacy toward a just end to the war Russia started. Russia's response was another wave of missiles. These attacks will not break Ukraine’s will—we will be with Ukraine for as long as it takes.
— Secretary Antony Blinken (@SecBlinken) November 15, 2022
“Përgjigja e Rusisë ishte një valë tjetër raketash. Këto sulme nuk do të thyejnë vullnetin e Ukrainës - ne do të jemi me Ukrainën për aq kohë sa të duhet," ka përfunduar ai.
