“Blinken është naiv”, Hoti: Zoti na ruajt, se këta nuk dinë çfarë bëjnë - NACIONALE

“Blinken është naiv”, Hoti: Zoti na ruajt, se këta nuk dinë çfarë bëjnë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka reaguar ndaj kritikave të pushtetarëve kundër sekretarit amerikan Antony Blinken.

Ish-kryeministri Hoti ia ka kujtuar kryeministrit Kurti informacionet që ambasadori amerikan isha kishte dhënë vitin e kaluar për veriun.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se pushtetarët që e kritikojnë kryediplomatin amerikan nuk dinë çfarë bëjnë.

“Ushtarët amerikan janë çdo ditë në veri, si pjesë e KFOR-it, duke e siguruar paqen. Para një kohe, vetë kreu i qeverisë kishte deklaruar se Ambasadori Amerikan e kishte informuar për gjëra lidhur me zhvillimet në veri që ai nuk i kishte ditur, edhe pse AKI-ja është në teren dhe e ka për detyrë të kuptojë se çfarë ndodh e çfarë pritet. Ndërsa, pushtetarët e Kosovës në sinkron replikojnë me Sekretarin Blinken se ai është naiv e nuk është i informuar për kontekstin politik në veri. Zoti na ruajtë, se këta nuk dinë çfarë bëjnë”, ka shkruar Hoti.

Lajme të ngjashme