Blerta Deliu bën padi ndaj ministres Albulena Haxhiu
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu Kodra, ka bërë padi ndaj ministres Albulena Haxhiu pasi kjo e fundit e akuzoi për vjedhje.
Ajo ka njoftuar opinionin se sot ka dorëzuar padinë ndaj ministers së Drejtësisë.
“Tendenca që me shpifje dhe fyerje ndaj opozitës me e zhvendosë vëmendjen nga skandalet korruptive të kësaj qeveria, nuk kalon. As nuk frikësohemi e as nuk zmbrapsemi nga angazhimi ynë për të denoncuar krimin dhe korrupsionin e këtij pushteti,” – ka shkruar deputetja.
Haxhiu ka pretenduar në një emision televiziv se Blerta Deliu ka marrë mëditje për punën në komision pa qenë e pranishme aty.