Blerja e raketave amerikane, Berisha: Carrokët e pushtetit po krekosen si gjeli mbi pleh - NACIONALE

Blerja e raketave amerikane, Berisha: Carrokët e pushtetit po krekosen si gjeli mbi pleh

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Zyrtari i Nismës Socialdemokrate, Zafir Berisha, ka reaguar ndaj lëvdatave të pushtetit pasi SHBA-ja ka pranuar kërkesën e Kosovës për blerjen e 246 sistemeve kundërajrore Javelin.

Ai ka bërë me dije se zyrtarët e pushtetit po krenohet me këtë çështje si “gjeli mbi pleh”.

Në profilin e tij në “Facebook”, Berisha ka shkruar se ata nuk e kanë as idenë se e gjitha kjo është rrjedh e planifikuar për FSK-në drejtë anëtarësimit të Kosovës në NATO.

Furnizimi me armatim i FSK duke përfshir edhe blerjen e raketave “Javelin” nuk duhet të kuptohet as paraqitet se vendi ynë është në garë me ndonjē shtet tjetër sa i përket armatosjes! Carrokët e pushtetit që po krekosen si gjeli mbi pleh, me gjasë se kanë as iden se e gjitha kjo që po ndodhën, është rrjedh e planifikuar për FSK drejtë antarësimit të Kosovës në NATO. Ngritja e kapaciteteve të FSK si në armatim ashtu edhe në trajnimin e burimeve njerzore, është strategji e atyre që kanë planifikime aftatëgjate në fushën e sigurisë për Kosovên dhe rajonin, e të cilët nuk krekosen para trushpërlarëve për ndonjë kokërr…”, ka shkruar Berisha.

Lajme të ngjashme