Blerja e ambasadave në Kroaci e Senegal, arsyetimi i Gërvallës: "Shtrijë këmbët sa e ke jorganin" - NACIONALE

Blerja e ambasadave në Kroaci e Senegal, arsyetimi i Gërvallës: "Shtrijë këmbët sa e ke jorganin"

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Është miratuar në mbledhjen e sotme të Qeverisë Kurti, propozim vendimi për fillimin e procedurave për blejren e objekteve për ambasadave të Kosovës, në Koraci dhe Senegal.

E për këtë, zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, duke cituar një fjalë popullore ka arsyetur propozim vendimin.

Një arsyetim i vogël pse kemi zgjedhur Senegalin, lidhet me disa aspekte teknike. Ne mund të kishim bërë kërkesë edhe për ambasada tjera të shumta, mirëpo sipas fjalës popullore, “shtrijë këmbët sa e ke jorganin”. Buxheti i këtij viti, këtë shumë na e lejonte, prandaj jemi përcaktuar për Kroacinë dhe Senegalin dhe shpresojmë që vitin e ardhshëm do të vazhdojmë me blerjen e objekteve të ndryshme”, ka deklaruar Gërvalla

Pas arsyetimin, kryeministri Kurti e hodhi në votim, i cili u miratu pas asnjë votë kundër dhe pa asnjë abstenim.

Lajme të ngjashme