Blerim Shala me analizë: Donald Trump është i paparashikueshëm
Blerim Shala, ish-këshilltar i ish-presidentit Hashim Thaçi, ka shkruar një opinion, në të cilin ka komentuar fitoren e Donald Trumpit në garën presidenciale të 5 nëntorit.
Shala ka shkruar se Trumpi është i paparashikueshëm, cilësim për të cilin Shala ka vlerësuar se do të pajtoheshin të gjithë.
Tutje, Shala ka shkruar se Trumpin nuk e zë dot as statistika.
“Donald Trump është i paparashikueshëm.
Nëse ka një cilësim për të cilin pajtohen politikanët, ekspertët dhe gazetarët e te dy krahëve të politikës amerikane, është pikërisht ky për paparashikueshmërinë e Donald Trumpit, Presidentit të sapozgjedhur të 47-të të Republikës amerikane të krijuar në vitin e largët 1776.
Trumpin nuk e zë dot as statistika, as hulumtimet më të sakta të opinionit publik, nuk e zë dot as gjyqësia, e lëre më tradita dhe historia e demokracisë amerikane” – ka shkruar Shala në një opinion të publikuar në Klan Kosova.