Blerim Latifi shkruan disa fjalë për emrin e lagjes Aktash, e lidh me Perandorinë Osmane - NACIONALE

Blerim Latifi shkruan disa fjalë për emrin e lagjes Aktash, e lidh me Perandorinë Osmane

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Lagja Aktash e kryeqytetit këto ditë ka qenë shumë e përfolur për shkak të sulmeve me armë zjarri që kanë ndodhur atje, ku si pasojë, një person ka mbetur i vdekur. Ndërkohë, analisti Blerim Latifi së fundi është marrë me emrin e lagjes, dhe se nga ka ardhur i njëjti.

Latifi përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se shumë vende në republikat ruse me popullsi myslimane kanë këtë emër.

Sipas tij, i njëjti në Kosovë ka ardhur me çerkezët.

“Me gjasë bashkë me çerkezët, të cilët gjatë viteve 1860-1880 u dëbuan nga Rusia në drejtim të Perandorisë Osmane, e cila pastaj një pjesë e tyre i solli në Kosovë.

Gjysma e dytë e shekullit 19 njeh një dinamikë të jashtëzakonshme të lëvizjeve demografike në Kosovë. Kjo është koha e ardhjes së muhaxhirëve shqiptarë, të cilët ishin dëbuar nga rajonet e Nishit e Toplicës prej ushtrisë serbe. “ – ka shkruar ai.

Tutje, Latifi ka thënë:

“Po ashtu shënohet një ardhje e boshnjakëve muslimanë, pas marrjes së Bosnjës nga Austro-Hungaria.

Nga Shqipëria kemi një ardhje tjetër njerëzish, por shumë më të vogël. Është fjala për dhjetëra familje shqiptarësh katolikë nga Lugina e Fanit në Mirditë. Këta sot e përbëjnë njërin prej tri grupeve të katolikëve kosovarë, bashkë me ata që quhen " katolikët malsorë" dhe "latinët". Falë "fanëve" dhe sidomos "muhaxhirëve" nga fushat e Toplicës, dominimi etnik shqiptar do të ruhej në Kosovë”.

Postimi i plotë:

Lajme të ngjashme