Blerim Latifi e poston një fotografi si ushtar i UÇK-së: Me armë në dorë duke festuar vitin e ri 1999 - NACIONALE

Blerim Latifi e poston një fotografi si ushtar i UÇK-së: Me armë në dorë duke festuar vitin e ri 1999

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Blerim Latifi, profesor i filozofisë politike dhe analist në “Pressing” të T7, ka publikuar një fotografi të vjetër, por simpatike.

Fotografia është nga festa e vitit të ri 1999, kohë kur Latifi, si një djalë i ri, ishte rreshtuar në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në fotografinë e publikuar, profesori Latifi shihet me armë në dorë, teksa me një person tjetër po festonin vitin e ri.

“Vakt o vakt” – ka shkruar Latifi, tashmë veteran i UÇK-së.

“E konsideroja të humbur, por qe, kur ta don, e gjeta mes faqeve të nji libri. Viti i ri 1999. Djalë i ri e trim sa të duash. Vakt o vakt! S'mu hoqën kurrë armët prej dore. Nejse, pas luftës do armë të tjera, armët që i gjithmonë i kanë shërby lirisë dhe qytetërimit, armët e hyjnores filozofi.” – shkroi pak më parë Latifi, i cili nuk është se ka folur shumë publikisht për angazhimin e tij në UÇK.

Lajme të ngjashme