Bislimi uron Sorensenin, kërkon “një qasje të balancuar ndaj palëve”
Besnik Bislimit, zëvendëskryeministër i Kosovës, ia ka uruar emërimin Peter Sorensenit si lehtësues në dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë.
Në një shkrim, Bislimi ka kërkuar një qasje të balancuar ndaj palëve.
“Urime Peter Sorensen për emërimin si EUSR i ri për procesin e dialogut. I urojmë atij një mandat të suksesshëm si lehtësues, me një qasje të balancuar ndaj palëve dhe negociata si parakusht kyç për një proces të suksesshëm drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve”, ka shkruar Bislimi në rrjetin social “X”.
Congrats to Peter Sorensen for the appointment as the new EUSR for the dialogue process. Wish him a successful mandate as a facilitator, w/ a balanced approach towards the parties & negotiations as key precondition for a successful process towards full normalization of relations.
— Besnik Bislimi (@BislimiBesnik) January 28, 2025