Bislimi takon ndihmëssekretarin e OKB-së, e njofton edhe për kërcënimet e Serbisë ndaj Kosovës - NACIONALE

Bislimi takon ndihmëssekretarin e OKB-së, e njofton edhe për kërcënimet e Serbisë ndaj Kosovës

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Zëvëndëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, mirëpriti në takim Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara për Evropën, Azinë Qendrore dhe Amerikën, Miroslav Jenča.

Ndihmës sekretari, Jenča, po qëndron në një udhëtim dy ditorë në Kosovë, gjatë turit të tij ballkanik në vizitimin e shteteve.

Zyra e Kryeministrit, ka njoftuar për bisedimet që janë bërë mes dy palëve përgjat takimit, duke shkruar se Bislimi e njoftoi atë me situatën aktuale të vendit në rajon, objektivat e Qeverisë, dhe të arriturat këto vitet e fundit.

"Sipas të dhënave më të fundit dhe nga ASK-ja, tremujori i parë i këtij viti ka shënuar rritje ekonomike në nivelin 5.62%. Edhe projeksionet e Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar për vitet e ardhshme, si dhe rankimet ndërkombëtare të Kosovës në shumë fusha, qëndrojnë si dëshmi e progresit të vendit tone”, shkruan zyra e Kryeministrit.

Në takim u diskutua edhe procesi i dialogut, ku shprehi angazhimet e deri tanishme.

“Mbi qasjen destruktive dhe kërcënimin e vazhdueshëm që Serbia paraqet për Kosovën, zëvendëskryeministri rikujtoi se, fqinji ynë verior ka 48 baza të përparme operacionale përreth kufirit me Kosovën, në vazhdimësi mban ushtrime e stërvitje të mëdha ushtarake pak kilometra larg kufirit me shtetin tonë dhe fluturon avionët luftarakë MIG 29 përreth kufirit”, shtoi zyra e Kryeministrit.

Lajme të ngjashme