Bislimi takohet me Sarrazinin: Folëm për futboll - NACIONALE

Bislimi takohet me Sarrazinin: Folëm për futboll

1 vit më parë

nga NACIONALE

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi është takuar të mërkurën me emisarin gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazi.

Sipas “EO”, Bislimi pas takimit ka thënë se kanë biseduar për futboll.

Rreth kërkesës së Gjermanisë në lidhje me CEFTA-n, Bislimi citohet të ketë thënë se nuk ka asgjë konkrete, përveç asaj që kanë biseduar me Sarrazin.

Vlen të theksohet se së fundi, Gjermania ka paralajmëruar se Kosova mund të përjashtohet nga marrëveshjet rajonale në kuadër të Procesit të Berlinit.

Gjermania si inicuese e Procesit të Berlinit ka kërkuar nga Kosova që të heq ndalesën ndaj mallrave serbe, e vendosur pas rrëmbimit të tre policëve vitin e kaluar nga ana e Serbisë, dhe në këmbim të kësaj, t’i ofrojë vendit që ta heq UNMIK-un si përfaqësues në CEFTA.

Lajme të ngjashme