Bislimi: Sot është hedhur një hap i rëndësishëm drejt liberalizimit të vizave për kosovarët - NACIONALE

Bislimi: Sot është hedhur një hap i rëndësishëm drejt liberalizimit të vizave për kosovarët

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka reaguar lidhur me çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën.

Me anë të një postimi në Favebook, ai ka thënë se sot është hedhur një hap i rëndësishëm drejt liberalizimit të vizave për qytetarët kosovarë.

Ka qenë një proces i gjatë i takimeve konsultative me vendet skeptike, ku kemi marrë burimin e problemit. E kemi trajtuar atë dhe theksuar se vendi ynë gjatë vitit të fundit ka shënuar progres madhor në fushën e sundimit të ligjit, luftën kundër korrupsionit, forcimin e kontrolleve kufitare dhe menaxhimin e migrimit. Puna, përkushtimi dhe angazhimi në këtë proces, u riafirmua sot dhe nga të gjitha shtetet anëtare të BE-së”, ka shkruar Bislimi në Facebook.

Ai tutje është shprehur se çështja e liberalizimit të vizave ecën tutje në procedurat e vendimmarrjes në institucionet e BE-së, ku faza e rradhës është ajo ndër-institucionale mes Këshillit të BE-së dhe Parlamentit Evropian, nga ku presim që procedurat të kalohen shpejt dhe të kthehen në Këshillin e Ministrave për vendimin final.

“Falenderues ndaj Presidencës së Çekisë të Këshillit të BE-së, për vëmendjen e tyre të veçantë dhe përkushtimin në shtyrjen përpara të procesit të liberalizimit të vizave, si dhe të gjitha shteteve anëtare që e kanë mbështetur aktivisht Republikën e Kosovës në këtë procss”, përfundon njoftimi i tij.

Lajme të ngjashme