Pamje: Bislimi shënon gol spektakolar për epërsinë e Kosovës ndaj Ishujve Faroe
Uran Bislimi ka shënuar golin e epërsisë për Kosovën ndaj Ishujve Faroe.
Në minutën e 64-të ai koordinoi një goditje magjepse nga një distancë e largët, duke dërguar topin në cepin e sipërm të portës kundërshtare për 1:0.
Bislimi tek së fundi i është bashkuar Kosovës. Kjo është paraqitja e dytë radhazi që bën me fanellën "dardane".
Pasi shënoi golin ai u pa duke bërë me gisht drejt stemës, duke treguar lidhjen që ka krijuar tashmë me fanellën e kombëtares.