Bislimi pretendon se Kosova ka shënuar rritjen më të madhe ekonomike në Evropë - NACIONALE

Bislimi pretendon se Kosova ka shënuar rritjen më të madhe ekonomike në Evropë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi po pretendon se vendi ka shënuar rritjen më të madhe ekonomike në Evropë brenda një viti.

Bislimi për ATV, deklaroi se eksporti është rritur për 67 për qind brenda një vitë.

Kështu, ai pretendoi se kjo është rritja më e madhe që është shënuar në Evropë.

“Kosova ka arritur me e rrit eksportin brenda një viti për 67%. Është rritja më e madhe që është shënuar në Evropë. Raporti thotë se ka progres të limituar se nuk e kemi miratuar një amendament të CEFTA-s”, tha ai.

Vlen të theksohet se edhe shefi i Bislimit, kryeministri Albin Kurti, para disa ditësh pretendoi se vendi ka shënuar “progres ekonomik”, deklaratë për të cilën mori shumë reagime.

Lajme të ngjashme