Bislimi për vizat: Kemi dërguar një imput prej 33 faqesh, është e panevojshme dhe e padobishme dhënia e datave - NACIONALE

Bislimi për vizat: Kemi dërguar një imput prej 33 faqesh, është e panevojshme dhe e padobishme dhënia e datave

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka thënë se është e panevojshme dhe e padobishme, nëse japin data ose jo për liberalizimin e vizave.

Gjatë raportimit në Komisionin për Integrime Evropiane, Bislimi ka thënë se shtetet anëtare të BE-së kanë kërkuar rivlerësim të progresit të Kosovës dhe për këtë Bislimi tha se ai dhe ekipi i tij i kanë dërguar grupit punues për viza një dokument me më shumë se faqe.

Disa nga vendet anëtare kanë kërkuar një rivlerësim të raportit të Komisionit Evropian se çfarë progresi ka pasur Kosova nga viti 2018, kur ka qenë herën e fundit vlerësimi që ishte bërë e deri më tani”, ka thënë ai.

Megjithatë, Bislimi nuk dha datë të mundshme se kur mund të bëhet liberalizimi i vizave.

E shohim të panevojshme dhe të padobishme të dalim me data se kur do të bëhet libralizimi i viziave”, ka thënë ai.

Lajme të ngjashme