Bislimi për Raportin e Progresit: Janë disa arritje, konstaton se ka vazhduar agjenda e reformave
Besnik Bislimi, zëvendëskryeministër në Qeverinë e Kosovës, ka komentuar raportin e Komisionit Evropian për Kosovën.
Në seancën e sotme në Kuvendin e Kosovës, ku po diskutohet për “Raportin e Progresit”, Bislimi vlerësoi se raporti konstaton agjendën ambicioze të Qeverisë Kurti.
“Sipas analizës sonë, janë disa arritje në segmentin e kritereve politike, më përkatësisht në fushën e qeverisjes, drejtësisë dhe sundimit të ligjit, por edhe luftimit të korrupsionit, të cilat është dashur të vlerësohen e të theksohen më shumë në këtë raport, meqë janë të arritura me shumë rëndësi për një shoqëri demokratike, dhe për më tepër, janë rekomanduar në vetë raportin e vitit të kaluar”, tha Bislimi.
“Ky raport, mes tjerash, konstaton se Qeveria ka vazhduar me agjendën e saj ambicioze të reformave drejt BE-së…Raporti dëshmon arritje të rëndësishme në disa çështje” – deklaroi Bislimi.