Bislimi për punësimet e militantëve: Jemi të lumtur, nëse kemi aktivistë që janë ekspertë
Zv/kryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, në Komisionin për Integrime Evropiane është pyetur lidhru me punësimet e militantëve nëpër ndërmarrje.
Ai ka thënë se janë të lumtur që kanë aktivist të cilët janë ekspert. Sipas tij, nuk ka asgjë të keqe që një person me bindje të caktuara politike të emërohet në ndonjë bord.
“Nuk mendoj nëse është gabim që Besnik Bislimi emërohet në një ndërmarrje publike sepse është makro-ekonomist. Nëse Bislimi emërohet vetëm se është militant politik e me shkollë të mesme, ky është problemi. Nëse kemi aktivist që përmes konkurse dëshmojnë se e meritojnë një vend të punës, ne do të jemi të lumtur sepse në radhët tona kemi ekspert”, tha Bislimi.