Bislimi për protestën në Luginë: Kerkesat janë legjitime, do t’i ngrisim këto çështje në nivele ndërkombëtare
Zëvendeskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi ka shkruar për protestën e mbajtur në Preshevë ditën e sotme, ai tha se shqiptarët atje ëerballen me një situatë të diskriminimit sistematik, kundër të drejtave të njeriut.
Bislimi në llogarinë e tij në “Facebook” ka thënë se qeveria e Kosovës mbeshtet gjithmonë shqiptarët në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.
“Kërkesat e tyre për respektimin e marrëveshjeve politike, ndalimin e pasivizimit të adresave, njohjen e diplomave të Kosovës dhe përfshirjen e drejtë në institucionet shtetërore janë plotësisht legjitime dhe të drejta. Qeveria e Republikës së Kosovës mbështet bashkëkombasit tanë në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë si dhe mbetet e angazhuar për të ngritur këto çështje në nivelet më të larta ndërkombëtare dhe të kërkojë përkrahje për t'i dhënë fund diskriminimit të padrejtë.”, shkruan Bislimi.