Bislimi pas takimit me Lajçakun: Ramë dakord për hapat e nevojshëm për deeskalim
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka njoftuar se është arritur dakordim për "hapat e nevojshëm për të siguruar uljen e përshkallëzimit efektiv" të përcaktuar me ligj dhe fokusimin në normalizimin dhe zbatimin e sundimit të ligjit në takim me emisarin e BE-së, Miroslav Lajçak.
“U takova me EUSR Miroslav Lajçak për të diskutuar hapat e ardhshëm për zbatimin e plotë dhe të drejtë të Marrëveshjes Themelore dhe Aneksit të saj. U dakorduam për hapat e nevojshëm për të siguruar uljen e përshkallëzimit efektiv & të përcaktuar me ligj, fokusimin në normalizimin dhe zbatimin e sundimit të ligjit”, - njoftoi Bislimi në Twitter.
Met with EUSR @MiroslavLajcak to discuss the next steps on the full and fair implementation of the Basic Agreement and its Annex. Agreed on the necessary steps to secure effective & as-prescribed-by-law deescalation, focus on normalization and rule of law implementation. pic.twitter.com/eQ60XrfDVu
— Besnik Bislimi (@BislimiBesnik) July 10, 2023
Edhe emisari Lajçak ka bërë të ditur kanë rënë dakord për hapat e parë drejt deeskalimit të situatës në veri të Kosovës.
Në rrjetin social Twitter, Lajçak ka shkruar se kanë rënë dakord për hapat e parë për qetësimin e situatës në veri
“Sot në Bratislavë zhvillova diskutime intenzive dypalëshe me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi për de-përshkallëzimin e situatës në veri të Kosovës, në përputhje me deklaratën e 27 vendeve të BE-së të 3 qershorit dhe rrugën përpara në zbatimin e të gjitha Marrëveshjeve të Dialogut. Ne ramë dakord për hapat e parë drejt këtij qëllimi,” ka shkruar Lajçak.