Bislimi nga Brukseli njoftoi se parashihej të takohej me Petkoviqin “por pala serbe hasi në probleme” - NACIONALE

Bislimi nga Brukseli njoftoi se parashihej të takohej me Petkoviqin “por pala serbe hasi në probleme”

1 vit më parë

nga NACIONALE

Besnik Bislimi, zëvendës kryeministër në detyrë, ka qëndruar në Bruksel ku u takua me fascilituesin e BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Peter Sorensen, me ç’rast njoftoi se parashihej edhe takim trepalësh me palën serbe, përkjatësisht Petar Petkoviqin.

“Ka qenë i paraparë edhe një takim trelateral, por nuk ka mundur të ndodhë për shkak se kanë ndodhur komplikime me ekipin e Serbisë, i cili nuk ka arritur në Bruksel për shkak të vonesave”, është shprehur ai, siç e citoi “Koha.net”.

“Në takim bilateral ngritëm një sërë temash për të cilat mendojmë se është shumë me rëndësi që të kemi përgjigje nga Brukseli, apo zgjidhje, p.sh. kemi rastin e menaxhimit të integruar të kufirit ku ka ngecje të mëdha nga ana e Serbisë, si në përmbushjen e obligimeve të tyre p.sh. në tri pikat kufitare që është dashur t’i ndërtojnë ose në përgjigje ndaj propozimeve tona që Bujanoc e Breznicë të hapen pika sezonale gjatë kohës kur ka udhëtarë që kthehen nga diaspora, por edhe problemet që kemi me njohjen e certifikatave. a

Diskutuam edhe për një proces shumë të rëndësishëm që e kemi – mbështetjen e shqiptarëve në Luginën e Preshevës përmes ndihmave për fermerët e vegjël. I ka bllokuar Serbia në llogaritë bankare të Këshillit Kombëtar Shqiptar, kërkuam sa më shpejt çbllokimin e këtyre mjeteve, folëm edhe për fushatën dezinformuese që Serbia e ka nisur në shumë fronte me qëllim të dezinformomit të partnerëve ndërkombëtarë, por edhe mbajtjes lart të presioneve te qytetarët serbë në Kosovë dhe tema të tjera të ngjashme”, ka thënë ai.

Lajme të ngjashme