BE u zhgënjye me vendimin për targa, Bislimi: Qëndrim joparimor i tyre
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, e ka quajtur joparimor qëndrimin e Bashkimit Evropian për çështjen e targave.
Sipas tij, BE-ja do të duhej të përqendrohej tëk zbatimi për targa e jo tek data 1 nëntor kur ka filluar implmentimi me faza sa i përket targave.
“Mendoj se data 1 nëntor ka fituar peshë të cilën nuk e meriton”, tha zëvendëskryeministri Bislmi duke përmendur dy arsye.
“E para për shkak të brengës që ka ekzistuar në komunitetin ndërkombëtar për potencialin destruktiv që ka Qeveria në Serbi, e cila mezi pret që të krijojë trazira në veri e bashkë me këtë edhe fushatën e fuqishme dezinformuese, përfshirë edhe kërcënimet ndaj qytetarëve serbë”, tha Bislimi për RTK-në.
I dyti i qeverisë shtoi se veprimet e tilla e kanë minimizuar gatishmërinë e qytetarëve serbë që brenda afateve t’i konvertojnë targat në RKS.
“E nga ana tjetër nga një qëndrim ndoshta jo shumë parimor të BE-së, të cilët që nga fillimi, në vend që të përqendrohen në mbështetje të zbatimit të këtij vendimi, në mënyrë joracionale janë marrë më datën e 1 nëntorit”, tha Bislimi për RTK-në.
Bisimi tregon se ka pasur debat që në fillim nga ana e përfaqësueseve të BE-së, ku është përcaktuar nevoja për shtyrje të afatit, e nuk ka pasur ndonjë argumentim të mirëfilltë për këtë.
“Përndryshe, data 1 nëntor, është si çdo datë tjetër, ku kemi një vendim të qeverisë që nuk ka të bëjë asgjë me marrëveshjen e Brukselit dhe dialogun, për arsye se vendimi është marrë atëherë kur procesi i dialogimit në Bruksel ka përfunduar pa sukses, në gjetjen e një zgjidhjeje përfundimtare”, shtoi Bislimi.
Zëvendëskryeministri deklaroi se për këtë arsye, tani kur ka vetëm përfundim të këtij afati, atëherë tani ecin afatet tjera.
Sipas vendimit qeveritar, vendimi për targa do të zbatohet në faza ku qytetarët serbë që jetojnë në Kosovë obligohen t’i ndrrojnë tabelat.
Kjo fazë parasheh që nga 21 prilli i vitit të ardhshëm të hiqen të gjitha targat që nuk janë RKS- Republika e Kosovës. Ku deri në nëntor 21 nëntor të këtij viti në fuqi është masa e qortimit, pastaj ajo e gjobitjes nga 21 janari dhe me 21 prill sipas qeverisë nuk mund të ketë targa të tilla në qarkullim përpos ato RKS.
