Bislimi: Kam informacione se përmbajtja e raportit është pozitive dhe rekomandon heqjen e masave
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, beson se do të ketë një përgjigje pozitive për heqjen e masave ndëshkuese të BE-së ndaj Kosovës.
Ai gjatë raportimi të Komisionit për Integrime Evropiane ka thënë se përmbajtja e raportit të kryediplomatit të BE-së, Josep Borell është pozitive.
“Raporti i z.Borrell është parakusht për trajtimin në KiE, është përpiluar në muajin prill, por ka pasur hezitim që të dërgohet në Komision. Raporti është dashur që të dorëzohet pardje, por një pjesë e Komisionit ka kërkuar pak shtyrje. Besojmë se do të dorëzohet javën tjetër. Informacionet që kam është se përmbajtja e raportit është pozitive dhe rekomandon heqjen e masave… Masat kanë ekspozuar njëanshmërinë e vet në gjithë këtë proces”, shtoi ai, duke theksuar se “ka pasur tendencë që masat të keqpërdoren.” – ka thënë ai.