Bislimi ia kthen prapa ftesën Lajçakut, nuk shkon në Bruksel për dinarin - NACIONALE

Bislimi ia kthen prapa ftesën Lajçakut, nuk shkon në Bruksel për dinarin

2 vjet më parë

nga NACIONALE

“Dinari nuk është pjesë e dialogut”, ka thënë kryenegociatori Besnik Bislimi, teksa shtoi se ka pasur një ftesë nga Brukseli për takim në nivel kryenegociatorësh për të biseduar rreth çështjes së ndalimit të valutës serbe si mjet i ligjshëm pagese në Kosovë me anë të një Rregullore të Bankës Qendrore të Kosovës.

“Ka një kërkesë nga Brukseli që të mbahet një takim javën e ardhshme për çështjen e rregullimit të transferit të monedhave nga Serbia për në Kosovë por ky nuk është takim ku duhet të shkojë kryenegociatori për arsye se çështja e dinarit nuk është pjesë e dialogut. Unë shkoj atëherë kur bisedohet për dialogun. Do të shohim se kush do të shkojë”, ka thënë ai.

“Lajcak më ka dërguar shkresën mua sepse vazhdimisht komunikon me mua. Por kësaj radhe mendoj që ai i ka shkelur parimet që ai i ka vendosur vetë sepse është hera e parë që ai ka caktuar një takim pa dakordim parapake me palët dhe është munduar që të përcaktoj agjendën përkundër parimet që ai ka vendosur në vitin 2021 që as një temë nuk vendoset në agjendë pa dakordim të palëve”, shtoi ai.

Lajme të ngjashme